May 24, 2024
Maqedoni

Mot me diell me vranësira të ulëta deri mesatare, temperatura deri në 25 gradë

Sinoptikanët për sot parashikojnë mot me diell me vranësira të ulëta deri në mesatare lokale. Do të fryjë e dobët deri mesatare,ndërsa vende-vende përgjatë Vardarit, kohë pas kohe e fortë nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 1 deri në 8, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 18 deri në 25 gradë.

Në Shkup kryesisht me diell me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të zbresë deri në 5, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 23 gradë.

Në ditët në vijim do të mbajë mot me diell, me vranësira mesatare dhe rritje të temperaturave, sidomos gjatë fundjavës dhe fillimit të javës së ardhshme. Deri të dielën do të fryjë erë e dobët, kohë pas kohe e fortë veriore, thonë nga DPHM.