Kosovë

Vjen përkrahja nga Kroacia, Milanoviq: Kosova është e pavarur, Serbia duhet ta pranojë

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka deklaruar se Serbia duhet ta pranojë se Kosova është e pavarur, , transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Serbia duhet ta kuptojë dhe pranojë se Kosova është e pavarur. Fatkeqësisht, kjo nuk është pranuar as nga disa anëtarë të Bashkimit Evropian”, tha Milanoviq

Milanoviq ka thënë se ishte i vetmi, pas pushtimit rus të Ukrainës, që i ftoi shtetet tjera evropiane ta njohin Kosovën.

“Por, është si të flasësh me një mur. Disa vende nuk e kanë njohur, sepse i frikësohen precedentëve që përefundimisht, në ndonjë moment krize, në një rënie imuniteti, mund të zbatohen në vendet tyre dhe t’u merret diçka”, tha Milanoviq.

E Milanoviq tha se duhet të ndalohet së përsëritur se “Kosova është Serbi”.