May 2, 2024
Lajmet e reja

Mot kryesisht me diell, temperatura deri në 27 gradë Celsius

Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla lokale.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 3 deri 9, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 21 deri 27 gradë Celsius.

Në Shkup mot me diell dhe i ngrohtë me erë të dobët nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të ulet deri 8, ndërsa ajo maksimale do të arrijë 26 gradë Celsius.

Në ditët në vijim do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira të ulëta deri në mesatare.