Mori flakë shtëpia, ndërron jetë 83-vjeçari nga Mateçi
Një rast tragjik ka ndodhur në Mateç të Kumanovës. Një 83-vjeçar ka ndërruar jetë, pasi shtëpia ku ka qenë duke qëndruar ka marrë flakë, transmeton TV21. Rastin e ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Brendshme.
“Më datë 13.12.2023 në ora 21.25 në SPB Kumanovë, nga Ndihma e Shpejtë Mjekësore Likovë është denoncuar se në fshatin Mateç, është konstatuar vdekje te N.M. (83) nga fshati Likovë, si pasojë e zjarrit. Sipas të denoncuarës, zjarri është shkaktuar në dhomën në të cilën ka qenë N.M., i cili më pas është shuar nga anëtarët e familjes. Mjeku i Ndihmës së shpejtë ka konstatuar vdekjen pa gjurmë të dhunës, kurse kontroll ka kryer ekipi i SPB Kumanovë. Pas urdhrit të prokurorit, trupi i të ndjerit i është dorëzuar familjes”, thuhet në njoftim.