May 23, 2024
Maqedoni

30 vite nga mbyllja e kufirit Llojan-Miratoc dhe 3 vite nga marrëveshja për hapjen e kësaj pike kufitare!

Ne si banorë të kësaj zone, premtime të shumta kishim nga politikanë të ndryshëm nga të dyja shtetet, të Republikes se Sërbisë dhe Republikes se Maqedonsë së Veriut , nga të dyja Qeveritë u nënshkrua marveshja në dhjetor të vitit 2019. Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, së bashku me ministrin serb të Punëve të Brendshme, Nebojsha Stefanoviq, kanë nënshkruar tre marrëveshje bilaterale mes dy shteteve.

Akti i parë që është nënshkruar është marrëveshja mes dy qeverive për hapjen e vendkalimit të përbashkët kufitar Llojan-Miratoc. Akti i dytë luftën kundër trafikimit të qenies njerëzore dhe akti i tretë i marrëveshjes për bashkëpunim kundër trafikimit të emigrantëve.

Si duket punët fillojnë me marrëveshjet e fundit, marrëveshja e fundit po realizohet duke u punuar kunder trafikimit me emigrantet. Serbia po vendos gardhin me gjemba në territorin kufitar me Maqedoninë e Veriut. Ndërsa, për hapjen e pikës kufitare Llojan-Miratoc, marrëveshja e dhejtorit të 2019, qëndron vetëm në letër.

Banorët e ketyre fshatrave që levizjen e tyre e kanë të domosdoshme, duhet që të presin nga 2 deri 5 orë, njësoj me turistët e vendeve te tjera, në pikat kufitare Tabanoc – Preshevë për të shkuar tek familjarët e tyre për raste të ndyshme (vdekje, sëmundje, dasëm) etj.

U bën 30 vite në mbylljen e pikës kufitare Llojan-Miratoc (distanca 2 klm), shpresat dhe kërkesat e banorëve ishin të pa ndalshme. Edhe sa vite na duhen për të hapur ky vendkalim kufitar i cili nuk është njerzore, e as etike që nuk përket me asnjë norme të nje vendi të shteteve demokratike!

*Shkrimi eshte marrë nga faqja e Fshatit Llojan