Rasti i fajdes në Rahovec: Viktima mori afro 7 mijë € e veç kamatë u detyrua t’i paguajë 14 mijë euro
Postuar nga Xh M 22.02.2026 11:49 32 views

0
Një burrë u arrestua mesditen e djeshme në Rahovec.

Ai dyshohet se ka kryer vepren penale të fajdes.

Klankosova.tv mëson se i dyshuari është prangosur në flagrancë duke pranuar pagesën e kamatës.

Klankosova.tv po ashtu mëson se viktima i kishte marrë rreth 7 mijë euro për nevoja shëndetësore dhe ishte detyruar që vetëm kamata t’i paguajë 14 mijë euro.

Gjatë aksionit, janë bastisur po ashtu edhe shtëpia dhe pronat përcjellëse të të dyshuarit, ku janë gjetur edhe prova që lidhen me rastin.

I njëjti pas intervistimit nga ana e prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

sqShqip