May 5, 2024
Kolumna

Morët poste dhe u pasuruat në emër të gjakut të UÇK-së

SHKRUAN: NEHAT JAHIU

NË EMËR TË UÇK-SË DHE GJAKUT TË BIJAVE DHE BIJËVE MË TË DASHUR TË KOMBIT MORËT POSTE DHE U PASURUAT

Lufta kishte filluar në fshatrat e Malsisë së Karadakut. Atje zhvilloheshin betejat në mes të UÇK-së dhe forcave të armatosura të udhëhequra nga pushteti i asaj kohe.

Ishin ata (ato) trima të parë të lirisë që po luftonin në ato bjeshkë të larta të Karadakut. Lufta bëhej për lirinë e popullit shqiptar të cilët ishin shkelur në regjimin e më hershme, por edhe tani në këtë pushtet disa pushtetar nuk e kuptonin akoma se shumë gjëra duhej ndryshuar edhe në Maqedoninë Veriore dhe shqiptarët të kenë drejtat e tyre të jenë të barbarta me të tyre dhe akoma nuk e kuptonin se shqiptarët në këto troje janë autokton dhe jetojnë në trojet e tyre.

Tani kishin filluar përgatitjet edhe në fshatrat e komunës së Likovës se edhe këtu një ditë do të shpallet Zona e lirë dhe do të filloj lufta edhe këtu. Për këtë isha njoftuar nga disa shokë dhe shpeshëherë bisedonim rreth kësaj çështje. Me njërin nga ata më shpesh takoheshim dhe bisedonim.

Një ditë jemi takuar me një vend dhe po bisedonim rreth fillimit të luftës në fshatrat tona të komunës së Likovës.Unë ia shpreha mendimin tim se aq sa do të kem mundësi do të kontriboj që të e mbështesim këtë luftë dhe bijat dhe bijtë e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.

Si sot më kujtohet kur i thash nëse unë nuk do të kem mundsi të vishem me uniformën e kësaj ushtrie të lavdishme, atherë së paku njërin nga djemtë e mi edhe pse ishin të rinj do ia jap kësaj ushtrie.

Para se të fillonte lufta kur bëhej regjistrimi vullnetar për të qenë ushtar i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare djali im më i madhi që në atë kohë të vitit 2001 nuk i kishte as 20 vite u regjistrua dhe kur erdhi koha e veshi uniformën dhe u rreshtua në radhët e kësa ushtrie të lavdishme kombëtare.

Kur filluan krismat e luftës që në ditën e parë ai u fut në pikë me shokët e tij dhe luftoi deri në përfundim të luftës dhe në një betejë edhe u plagos.

Pas një kohe edhe djali i dytë që nuk i kishte mbushur të 15- tat veshi po të njejtën uniformë, mori armën në dorë dhe u rreshtua edhe ky në radhët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe qëndroji deri në fund.

E tani në këto kujtimet e mia që po i shfletoj në shkrimet e mia dua të e pyes disa “ patriota”. Unë dhe shumë prind si unë i dhamë UÇK-së djemë dhe vajza.Tani po ju pyes juve se çfarë dhatë ju disa ” patriota” kësaj ushtrie?!…

Edhe përgjigjigjen po ua jap unë juve “ patriota”. Ju nuk i dhatë asnjë djalë UÇK-së. Ju edhe vet kur filloi lufta asgjë nuk kontribuat për këtë luftë, por edhe i shatë bijat dhe bijtë e kësaj ushtrie.

Pas përfundimit të luftës ju ca hajna, karierista dhe…fituat shumë nga kjo luftë. Eh, mor ca ju “ patriota”po ua përkujtoj se djemtë e shumë nënave të kësaj lufte nuk fituan asgjë matrialisht pas lufte, ndërsa ju disa në emër të kësal lufte të lavdishme të UÇK-së u bërët milionera.

Në emër të trimrisë, gjakut dhe jetës së bijave dhe bijve më të dashur të UÇK-së morët poste në pushtet dhe u pasuruat.

Në fund të këtij shkrimi. “Shfletim Kujtimesh”një gjë po ua them se në fund të jetës tuaj ju do të jeni të turpruar dhe do të ecni me kokën ulur, ndërsa atdhetarë e vërtetë do i ngrisin kokat lart dhe do të ecin ballëhapur. E juve Zoti ju denoftë në këtë botë dhe në botën tjetër që përfituat poste në pushte, u pasuruat duke shkelur mbi kontributin e ushtarëve të UÇK-së, invalidve të luftës, të plagosorëve dhe dëshmorëve!