Ejup Berisha

Më 19 tetorë ketu te ne u mbajt rrethi i parë i zgjedhjeve të rregullta lokale. Në to në kampin politik shqiptar fitoi Koalicioni VLEN, pasiqë ky siguroi më shumë vende kryetarësh të komunave. Ndërsa humbës në to ishte koalicioni shumetnik AKI-BDI. Në fakt ky koalicion nuk është humbës por nuk është fitues i zgjedhjeve në fjalë. Përkundër këtij fakti koalicioni AKI-BDI pretendon se ka fituar në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale edhe pse siç thashë më lartë ka ndodhur e kundërta. Pra tani të gjithë e dinë
se koalicioni VLEN ështe fitues apsolut i rrethit të parë të zgjedhjeve lokale vetëm koalicioni AKI-BDI nuk duan ta pranojnë këtë gjë. Ky i fundit shpresat i mban te mbajtja e Zgjedhjeve të parakohshme parlamentare kë
tu në vendin tonë Përfaqsuesit e AKI-BDI-së ka kohë që kërkojne mbajtjen e tyre duke shpresuar se do të fitojnë në to dhe do të rikthehen në pushtet. Dhe këta do ti pyes se në se nuk fitojnë në zgjedhjet lokale si do të fitojnë në ato Parlamentaret?. Fitoren në zgjedhjet qendrore e kanë ato subjekte të cilat fitojnë në nivel lokal. Keshtu e don dhe e thotë Demokracia. Kjo në politikë rëndësi më të madhe i jep bazës e jo qendrës. Pushteti pra buron nga qytetarët e jo anasjelltas. Qytetarët janë bartës të sovranitetit e askush tjetër. Këta të AKI-BDI-së meqë tani nuk janë në pushtetin qendror si dhe tani gjithashtu kanë gjasa që ta humbin kontrollin edhe mbi pushtetin lokal si të njejtët shpresojnë se do ti fitojnë zgjedhjet e përgjithshme. Mundësi për të fituar të njejtëve u kanë ngelur vetëm dy: 1. Ti blejnë votat e qytetarëve si dhe 2.Të përdorin kërcënime ndaj tyre. Duke u thë
në atyre se poqëse këta i fitojnë zgjedhjet e përgjithshme dhe rikthehen në pushtet do ta shohin se çfar ka për ti gjetu qytetarët. Këta të AKI-BDI-së leht e kanë
që ti kërcënojnë dhe ti shantazhojnë qytetarët sepse ata janë apsolutikishtë të pambrojtur. E BDI nuk e bënë për herë të parë këtë gjë. Ky subjekt këto veprime të papranueshme i ka bërë gjatë tërë kohës sa ka qenë në pushtet 22 vite. Dhe hajde ta shohim se sa ka fituar koalicioni AKI-BDI në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale e sa ka fituar Koalicioni VLEN. KoalicionI multi-etnik AKI-BDI ka fituar vetëmse tre komuna. Për dallim prej tij Koalicioni i pastër shqiptar VLEN I ka fituar 11 komuna. Atëher i këta të AKI-BDI-së i pyesim se kush na qenka fituesi i vërtetë dhe i realtë i zgjedhjeve lokale e cili është humbësi i tyre. Kuptohet pra fitues është koalicioni VLEN e jo koalicioni AKI-BDI. Dhe dikush duhet të ulet me këta të fundit dhe të njejtëve tua shpjegon situatën reale e tu tregon atyre se janë humbësit e rrethit të parë të zgjedhjeve lokale e jo fituesit. E AKI-BDI humbjen më 19 tetorë e ka me meritë pasiqë në vend që të angazhohej për të mirën e përgjithshme të qytetarëve shqiptar ai si subjekt politik ështe angazhuar vetëmse për të mirën e disa personave në Parti. Dhe këta nëse kanë pësuar disfatë në zgjedhjet e 19 tetorit të ketij viti të njejtët me sigurinë më të madhe do të humbin edhe rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale por edhe të atyre të mundëshme të parakoheshme Parlamentare. Në to pra AKI humbjen e kanë të sigurtë. Dhe nëse AKI-BDI mbështeten te fuqia e parasë do të jenë në lajthitje. Edhe pse te disa qytetare shqiptar ndodh një situatë e çuditshme dhe apsurde kur bëhet fjalë për paratë e ajo është kjo. Këta thonë se nuk i duan paratë e politikanëve joadekuat dhe me predispozita diktatoriale në politikë por fatkeqsishtë ata i duan paratë të cilat ua japin të njejtët politikan edhe pse ato para janë të tyre e jo të politikanëve ofertues. Kur është kështu atëher qytetarët nuk duhet ta shesin votën se me këtë rast e shesin edhe vetveten e tyre. Prandaj ata të AKI-BDI-së në vend se të kërkojnë mbajtje të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare e të na harxhojnë shumë para së pari herë le ta reformojnë partinë me qëllim që të lirohen nga udhëheqësia aktuale e cila e ka sjellur subjektin politik në gjendje shumë të keqe si rezultat e keqmenaxhimit dhe udhëheqjes së politikave të gabuara të cilat kanë qenë shumë të dëmshme jo vetëm për ta si subjekt politik por edhe për shqiptarët e këtushem dhe ate
në afat bukur të gjatë kohorë. More këta të AKI-BDI-së a kanë veshë a jo. Athua a e kanë kuptuar këta se janë humbësit e jo fituesit e rrethit të parë të zgjedhjeve lokale.

sqShqip