Sport

Monza reagon pas vdekjes së Berlusconit: Boshllëk që nuk mund të mbushet kurrë

Silvio Berlusconi, ish-kryeministri italian dhe ish-presidenti i AC Milan ka vdekur në moshën 86-vjeçare.

Lajmi është konfirmuar nga mediat italiane dhe ato më të mëdha ndërkombëtare. Berlusconi së fundmi ishte pronar Monzas, klubit që bën gara në elitën e futbollit italian.

Monza përmes faqes zyrtare në rrjetet sociale ka reaguar me disa fjalë për vdekjen e presidentit të tyre, Berlusconit.

“Një boshllëk që nuk mund të mbushet kurrë, përgjithmonë me ne. Faleminderit për gjithçka president”, thuhet në njoftimin e klubit italian.
Berlusconi u shtrua në spital të premten e kaluar në spitalin e San Raffaele në Milano, më pak se një muaj pasi u largua nga ai pasi kaloi 44 ditë në spital për një infeksion të mushkërive.