May 16, 2024
Sport

Shpëtim Duraku, djaloshi nga Likova futbollist i dalluar në kombëtaren U15 të Maqedonisë

Futbollisti Shpëtim Duraku nga Likova është vetëm 14 vjeç, por për sukseset që po i arrin në fushën e gjelbërt mund tia kenë lakmi lojtarët me moshë dhe përvojë shumë më të madhe. Falë sukseseve të shkëlqyera në klubin e tij “Kumanova Milano 2010”, Shpëtimi tashmë është bë edhe pjesë e seleksionit U15 të Maqedonisë së Veriut dhe ka pasur dy paraqitje kundër seleksionit të Serbisë. Rezultatet vijnë edhe falë angazhimit të pamohueshëm të trajnerëve Erkan dhe Oktaj Jusufi.
“Në këto dy ndeshje të para për seleksionin U15 Shpëtimi arsyetoi plotësisht besimin e dhënë nga seleksionuesi. Unë pres që ai të jetë prezent edhe në shumë ndeshje të seleksioneve të juniorëve, por një ditë edhe pjesë e seleksionit të seniorëve të Maqedonisë së Veriut. Rezultatet nuk do i mungojnë, sepse ai është një lojtar me talent të rrallë dhe me disiplinë të nivelit të lartë”, thotë trajneri i parë i klubit “Kumanova Milano 2010”, Erkan Jusufi.
Me shumë fjalë pozitive për Shpëtim Durakun flet edhe trajneri i dytë i klubit, Oktaj Jusufi.
“Shpëtimi është lojtar univerzal. Luan edhe në pozicioni. mesfushor sulmues, por edhe në pozicionin sulmues. Ai ka filluar stërvitjet në moshë 6 vjeçare te trajneri nga Likova, Sejdi Avdiu dhe ka vazhuar në klubin tonë, ku vazhdimisht avancon stilin e lojës. Besoj se do të arrijë rezultate kulminante, sepse përveç lojtar j shkëlqyer është edhe nxënës i shkëlqyer. Dallohet si në fushën e futbollit, poashtu edhe në shkollë dhe në familje”, thotë Oktaj Jusufi, duke folur për natyrën profesionale dhe personale të Shpëtim Durakut.
Ai është optimist se rezultatet që po arrin talenti 14 vjeçar Duraku, do të motivojnë edhe shumë të rinj nga Kumanova dhe Likova që të merren me sport, por edhe prindët e tyre që prej moshës sa më të re t’i angazhojnë fëmijët qoftë në futboll, qoftë në sporte tjera.
Falë talentave të rinj si Shpëtimi, është shtuar numri i menaxherëve vendorë dhe ndërkombëtarë që po përcjellin ndeshjet futbollistike në Kumanovë, me qëllim të zbulimit të talentave të rinj.