Lista Më Mirë për Tetovën në pres konferencën e sotme akuzoi se Monopoli që është një kujtim i dhimbshëm për Tetovën, fatkeqësisht nuk i përjetoi “syrit të etur për përfitime”.

albi qamili
Arben Etemi
BASHKIM BAKIU
Bilall Kasami
Blerim Islami
Blerim sejdiu
Daut Beqiri
DAUT MEMISHI
Feti Abazi
Fisnik Mela
haqim ramadani
izet mexhiti
Mehmet Seferi
muhamet elmazi
muhamet murtezi
Nexhmedin Sadiki
Sabaedin Dauti
Sedat Bislimi
Zekerija Berisha
previous arrow
next arrow

“Tetova është një qytet më të kaluar që është e pasur me ngjarje të mëdha historike, por edhe me tragjedi të mëdha — e njëra prej tyre është padyshim masakra e Monopolit.

Sot ndodhemi këtu, tek Monopoli famëkeq i Tetovës, ku mijëra shqiptarë u përsekutuan dhe u vranë pabesisht.
Ndërsa unë qëndroj para jush si nip i një 18-vjeçari që i mbijetoi masakrës së Monopolit, për të reaguar kunder tendencave per harresen e kesaj masakre.

Monopoli, për ne, nuk është vetëm një vend.
Është një kujtim i dhimbshëm, një plagë e hapur e holokaustit mbi shqiptarët e Tetovës.

E megjithatë, Monopoli nuk i mbijetoi syrit të etur për përfitime.
Monopoli eshte nje njolle e zeze per partite politike.
Asnjë parti politike, asnjë pushtet, asnjë qeverisje nuk gjeti guximin t’i japë Monopolit nderimin që meriton, tha bartësi i listës, Agron Arifi.

Ai rikujtki se nuk u vendos as edhe një pllakë përkujtimore për viktimat, e as u bë ndonjë hulumtim për emrat e atyre që u flijuan vetëm pse ishin shqiptarë.

“Përkundrazi, Monopoli u bë pjesë e pazareve politike.

Shqiptarët një herë u vranë këtu, ndërsa 80 vite më vonë, për së dyti herë, Tetovarët u vodhën poashtu në këtë vend.

A e meritojnë këtë harresë ata që na lanë amanet këtë qytet?
A është kjo trashëgimia që duam t’ua lëmë fëmijëve tanë?

Nuk guxojmë të lejojmë që historia të harrohet.
Nuk guxojmë të lejojmë tregti me ngarjet tona të historike”, tha Arifi.

sqShqip