May 2, 2024
Rajon - Botë

Moment emocional, familja me katër fëmijë nxirret gjallë nga rrënojat e tërmetit (Video)

Turma ka shpërthyer në brohoritje ndërsa një familje me dy të rritur dhe katër fëmijë u nxorën nga rrënojat në Idlib të Sirisë.

Këtë familje arriti ta nxjerrë nga rrënojat grupi i shpëtimit të Helmetave të Bardha, i cili vepron në zonat e kontrolluara nga rebelët.

Më shumë se 8 mijë e 700 njerëz janë vrarë në Turqi dhe Siri pas tërmetit të së hënës.

Numri i të vdekurve në Turqi është rritu në 6 mijë e 234, sipas agjencisë së fatkeqësive të vendit, shkruan BBC.

Ndërsa, në Siri është e vështirë të verifikohet numri i saktë, por mediat shtetërore raportojnë se rreth 2 mijë e 500 njerëz kanë mbetur të vdekur deri më tani.