May 23, 2024
Maqedoni

Arrestohet tetovarja, u kap duke vjedhur një kuletë në dhomën e spitalit

Dje (27 shkurt) në orën 12:55 minuta, punonjësit e policisë së SVR Tetovë i kanë arrwstuar tetovaren P.S., 42 vjeçare, e cila është kapur duke tentuar t’i vjedhë portofolin një gruaje 54 vjeçare në një prej dhomave në të Spitalit klinik të Tetovës. P.S. është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin e rastit, pas së cilës kundër saj do të bëhet kallëzim përkatës.