Maqedoni

Mjekët, vaksinat parandalojnë sëmundje vdekjeprurëse

Populli në RMV nuk e merr me seriozitet situatën e krijuar me kollën e keqe dhe nevojën për tu vaksinuar edhe nga sëmundje të tjera, që mund të jenë vdekjeprurëse.

Kështu vlerëson profesori universitar, Dragan Danailovski, në ditën botërore të shëndetësisë.

Veç tjerash Danailovski alarmon se sëmudje shumë të rrezikshme janë edhe pertutis dhe tetanus, andaj vaksinimi kundër tyre është më se i nevojshëm.

“Diferija prodhon një toksinë që mund të shkaktojë komplikime, të sulmojë trurin, të ketë simptoma neurologjike, vërbërim, mund të sulmojë zemrën, veshkët. Pasojat janë të paparashikueshme, të shpeshta, të rënda dhe të pashërueshme.” – tha epidemiologu, Dragan Danailovski.

Tetanusi shkakton ngërçe të trupit dhe kjo sëmundje mund të ketë pasojë vdekjen. Sikur prindërit do ta dinin këtë, nuk do të kishim kërkesa të paqëndrueshme te mjekët që të japin vërtetime që të shmanget imunizimi.

“Vaksinimi në shtetin tonë, janë të cilësisë së lartë dhe janë të obligueshme në listën e Organizatës botërore të shëndetësisë. Kjo nënkupton se fëmijët që vaksionohen në vendin tonë, vaksionohen edhe në Gjermani, Francë, Greqi etj.” – thotë pediatrja, Tatjana Baevska Vuçkoviq.

Përderisa kompetentët po ballafaqohen me sëmundjen “Pertutis”, sëmundjen  e dytë më ngjitëse që parandalohet me vaksina, vendet fqinje kanë epidemi me fruthin.

Mjekët thonë se gjendja me fruthin do të jetë shumë më serioze nga ajo që e shohim me “Pertutis”, ku do të mund të kemi edhe numra tre shifrorë nga të infektuarit.