May 18, 2024
Maqedoni

MPB, ndalohen katër të mitur pas një sulmi fizik

Zyrtarë nga Stacioni Policor Qendër nën SPB Shkup,  kanë ndaluar katër të mitur nga Shkupi, ndërsa njërit prej tyre i është gjetur dhe konfiskuar një thikë. Ata dyshohet se kanë kryer disa vepra penale.

“Dyshohet se me datën 05.04.2024 rreth orës 22:00 në Qendrën Tregtare të qytetit kanë sulmuar fizikisht një të mitur nga Shkupi dhe janë sjellë në mënyrë agresive ndaj tre të miturve po ashtu nga Shkupi dhe se të njëjtën ditë rreth orës 22:40 në zonë të Qendrës kanë sulmuar fizikisht një të mitur nga Shkupi. Po ashtu dyshojnë se më 06.04.2024, rreth orës 20:00, kanë sulmuar fizikisht L.T.(20) dhe 19-vjeçarin S.A., të dy nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, në koordinim me prokurorin publik për të mitur, ndaj tyre do të ngrihen kallëzime përkatëse”, thonë nga MPB.