Mjekët në klinika do të kenë mundësi të punojnë deri në moshën 70 vjeç dhe të marin pensionin e tyre në mënyrë që të shfrytëzojnë përvojën e tyre dhe të plotësojnë mungesën e stafit, përcaktojnë ndryshimet e propozuara në Ligjin për Kujdesin Shëndetësor. Propozuesi i ndryshimeve është Ministria e Shëndetësisë dhe ato janë publikuar në faqen e internetit ENER për shqyrtim dhe koment nga opinioni.

Ndryshimet kanë të bëjnë me daljen në pension, specializimet, punësimin e studentëve më të mirë dhe përzgjedhjen e stafit drejtues në institucionet shëndetësore.

Kandidatët më të mirë do të punësohen

Në fushën e punësimit të punonjësve shëndetësorë dhe bashkëpunëtorëve shëndetësorë në institucionet publike shëndetësore, sipas ligjit ekzistues, aplikimi i kandidatëve kryhet në bazë të një shpallje të publikuar në shtypin ditor me një afat për aplikim prej 5 ditësh. Sipas ndryshimeve të propozuara, me qëllim rritjen e transparencës së njoftimeve për punësim, ato do të publikohen në faqet e internetit të Agjencisë për Administratë, Agjencisë së Punësimit dhe institucionit publik shëndetësor dhe afati i aplikimit do të zgjatet. Kjo do t’i mundësojë një numri më të madh kandidatësh të interesuar të aplikojnë për shpalljet për punësim.

sqShqip