May 22, 2024
Maqedoni

Mjekët dhe gazetarët në Maqedoninë e Veriut në krizë të thellë

Institutet shëndetësore private të fushës së mjekësisë së përgjithshme pretendojnë se me paraqitjen e pandemisë së Covid-19 kanë përjetuar goditje serioze dhe pjesa e madhe e barrës së pandemisë, sipas tyre, ra mbi mjekët amë, përkatësisht mbi institutet shëndetësore private nga fusha e mjekësisë së përgjithshme dhe mbi barnatoret. Me qëllim të mbrojtjes së punës së ordinancave dhe përmirësimit të kushteve për punë, është formuar Oda e Shëndetësisë Private në Maqedoni. Kryetarja e kësaj ode, Tanja Dejanovska tha në konferencë për media se, do të punojnë në aktivitete konkrete për ndryshim të ligjeve aktuale dhe miratim të ligjeve të reja, raporton KlanM.

TANJA DEJANOVSKA, KRYETARE E ODËS SË SHËNDETËSISË PRIVATE

“Këtu ka ndodhur një gjë e palogjikshme që nuk ekziston askund në botë, ndërsa ajo është që në kushte të pandemisë, mjekët amë të dënohen në vend se të shpërblehen. Shumë prej sektorëve u shpërblyen gjatë kohës së pandemisë, fatkeqësisht te ne mjekët amë u dënuan. Po ashtu me pandeminë dolën në sipërfaqe edhe probleme të caktuara dhe qëllimi ynë do të jetë që përmes veprimit të Odës së Shëndetësisë Private, të zgjidhen këto probleme.

Ajo tha se një ndër prioritetet e kësaj ode do të jetë digjitalizimi i sistemit shëndetësor.

TANJA DEJANOVSKA, KRYETARE E ODËS SË SHËNDETËSISË PRIVATE

“Njëri ndër prioritetet tona do të jetë digjitalizimi i sistemit, edhe pacientët e panë se është shumë më e thjeshtë me digjitalizimin e recetave. Do të thotë vendosja e sistemit digjital, udhëzimeve, posaçërisht gjatë kohës së kovidit pacientët të mos shëtitën shumë, do të lehtësohet shumë puna edhe për mjekët, edhe për pacientët edhe për institucionet në fushën e punës”.

Në Odën e Shëndetësisë Private anëtar janë institutet private shëndetësore nga fusha e mjekësisë së përgjithshme, të stomatologjisë së përgjithshme dhe specialistë, barnatore, laboratorë, spitale.

Edhe më e rëndë në Maqedoninë e Veriut raportohet gjendja e gazetarëve.

Gazetarët dhe punonjësit mediatik po ndodhen në gjendje të vështirë socio-ekonomike, kanë nevoj për përmirësimin e të drejtave të punëtorëve, në organizimin sindikal dhe siguri, ndërsa patjetërsueshëm është edhe masat shtesë dhe aktivitete për progresin e barazisë gjinore në media.

Përmbajtja rifillon pas shpalljes

Merrni seriozisht pamjen e kërpudhave në këmbët dhe thonjtë tuaj! SHMANGNI AMPUTIMIN E MUNDSHËM!
Sponsored by MonadPlug

Këto janë rezultatet e fituara nga hulumtimi i Sindikatës së Pavarur të Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatik (SPGPM), të njoftuara në publikimin “Me veprim të përbashkët deri tek respektimi i të drejtave të gazetarëve dhe të punonjësve mediatik”.

Siç thuhet në publikim, gazetarët dhe punonjësit mediatik më së shpeshti marrin kërcënime n rrjetet sociale, ndërsa më shpeshtë target i kërcënimeve janë pronarët e mediave dhe redaktorët, publiku – lexuesit, shikuesit, bashkësia e biznesit, pushteti dhe politikanët, si dhe policia.

Arsyeje kryesore të moslajmërimit të kërcënimeve janë mosbesimi ndaj gjykatës, policisë dhe prokurorisë, ndërsa pjesë e tyre edhe për shkak të ndjenjës së frikës dhe pasigurisë.

Platformat e reja të mediave digjitale, përveç aspekteve pozitive, kanë sjellë presione shtesë mbi gazetarët dhe punonjësit e medieve, si zgjerimi i orarit të punës dhe ekspozimi ndaj kërcënimeve dhe sulmeve onlajn.

Pothuajse një e treta e të anketuarve herë pas here marrin kërkesa për kryerjen e detyrave të punës jashtë orarit të punës, dhe më shumë se një e treta kanë konfirmuar se punojnë më shumë se 40 orë në javë.

Në publikim thuhet gjithashtu se qasja e ndjeshme gjinore nuk është plotësisht e integruar në punën e redaksive, në shumë media nuk ka politika dhe procedura të brendshme për përfshirjen e dimensionit gjinor dhe konfirmon nevojën për masa shtesë, trajnime dhe edukim për këtë temë.

Sipas SPGPM -së, nevojiten aktivitete të intensifikuara të mediave – pronarëve/menaxhmentit, për përmirësimin e pozitës socio-ekonomike të gazetarëve dhe punonjësve të medieve, në formën e masave të ndryshme sociale, përfitimeve, pagesave jashtë orarit, sigurimit të rrezikut, si dhe fondeve për përmirësimin e standardit të punonjësve të mediave.

Veçanërisht është e rëndësishme të përforcohet mbështetja për sigurinë e punonjësve në media, përmes përgatitjes së materialeve informative, studimeve kërkimore për raste më specifike, trajnimeve, sigurimit të pajisjeve, si dhe krijimit dhe zbatimit.