Maqedoni

Mjekë eminintë nga Turqia do të vijnë në Spitalin e Tetovës, Vela realizoi vizitë në Ankara

Drejtori i Spitalit Klinikë të Tetovës, D-Pëllumb Vela, ka qëndruar për vizitë në “Gazi University Hospital” në Turqi ku është njoftuar me zhvillimet më të reja të shërbimeve dhe teknologjisë mjeksore, si dhe mundësitë e bashkëpunimit me qëllim sigurimin e mbështetjes për stafin mjeksor dhe Spitalin e Tetovës.

“Gjatë takimit Doc.Dr. Hasan Bostanci, Kryemjek i “Gazi University Hospital” dhe zëvendësi i tij Prof. Dr.Murat Dizbay, shprehën gadishmërinë e tyre për bashkëpunim në sferën e edukimit të mjekëve specialistë nga Tetova, dërgimin e profesorëve të tyre në qytetin tonë dhe forma të tjera të bashkëpunimit”, njoftuan nga Spitali Klinik i Tetovës.
Vela gjatë kësaj vizite ishte i shoqëruar nga Hanif Dauti, zëvendës ambasador i Maqedonisë së Veriut në Ankara.