Agim Nuredini, me banim në Wels të Austrisë rezulton i zhdukur që disa ditë.
Për kërkimin e tij, familja ka kërkuar ndihmë duke raportuar rastin edhe në polici.
Vajza e tij, ka deklaruar më 30 nëntor se babai i saj ishte larguar nga banesa me veturën e tij Opel Mokka, ngjyrë të zezë por pa telefonin e tij.
Së fundmi, policia austriake, ka njoftuar se vetura e 56 vjeçarit është gjetur të dielen në Gjermani.
Në njoftim thuhet se vetura është gjetur në një fushë në komunën e Hauzenberg, në rrethinën e Passaut, transmeton Klankosova.tv.
Tutje, njoftohet se vetura ishte gjetur e mbyllur, por megjithatë nuk kishte asnjë gjurmë të shqiptarit.
Por, sipas policisë në këtë rast dyshohet për një aksident, transmeton Klankosova.tv.
Organet e rendit kanë nisur kërkime në shkallë të gjerë, me helikopter në zonën përreth por që deri më tani, ka rezultuar i pasuksseshëm./klankosova

