“Mirësevjen Roberto Moreno” – trajneri spanjoll i lidhur me Kosovën zyrtarizohet te klubi rus
Trajneri spanjoll Roberto Moreno që ishte i lidhur me postin e përzgjedhësit të Kosovës, tashmë zyrtarisht ka kaluar te Sochi në Rusi.
Drejtuesit e FFK-së me në krye Agim Ademin në fillim të javës ishin takuar me Morenon në Stamboll, por marrëveshja nuk është arritur.
Kjo pasi që spanjolli kishte dy oferta të tjera, nga Adana Demirspor dhe Sochi.
View this post on Instagram
Klubi rus ka fituar garën dhe sot e ka zyrtarizuar Morenon, si trajner të parë të klubit.
Moreno po ashtu ka folur për faqen zyrtare duke thënë se është i lumtur që do të fillojë këtë aventurë në Rusi.
Në anën tjetër FFK vazhdon të jetë në kërkim të ‘timonierit’, të cilin shpreson ta gjejë deri në shkurt, apo mars.