May 23, 2024
Maqedoni

Maqedonia e Veriut në orbitë, Azir Aliu: Hapi tjetër është lançimi i Satelitit

Ministri Azir Aliu sot nga Konferenca Botërore e Radio komunikacionit të ITU-së (WRC-23) na ka dhënë një super lajm, për një tjetër investim të rëndësishëm të tijin për Maqedoninë e Veriut.

Ministri Aliu i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Dubai ka firmosur Aktin Përfundimtarë për marrjen e pozitës në orbitë të Maqedonisë së Veriut.

“Me nënshkrimin e Akteve Përfundimtare, përcaktohet mënyra e përdorimit të përbashkët të spektrit të radio frekuencave dhe orbitës satelitore.
Procesi i koordinimit për të marrë të njëjtin pozicion në orbitë në shërbimin satelitor fiks dhe atë të transmetimit ishte i gjatë, por në fund NE JA DOLËM ME SUKSË. Sot edhe Maqedonia e Veriut ka vend në ORBITË. Pozicioni ynë që nga sot është i sigurt në orbitë dhe hapi tjetër është lançimi i Satelitit!
Arritja e dytë për vendin tonë është Dividendi Digjital 3. Me këtë të fundit ne lirojmë hapësirën e frekuencave për gjeneratën e gjashtë të rrjeteve celulare (6G) në brezat e frekuencave më të ulëta” deklaroi ministri Aliu.

Ndryshe sot vende nga e gjithë bota u mblodhën në Dubai, në Konferencën Botërore të Radio Komunikacionit të ITU (WRC-23) për të përcaktuar transformimin digjital të botës.