May 1, 2024
Maqedoni

Fatime Fetai kandidate për kryeprokurore në vend të Jovevskit

Deri në ditën e fundit të mvylljes të konkursit për Prokuror Publik të Shtetit, në Kuvend kanë mbërritur tri kandidatura, ndërsa kanë mbetur edhe pak ditë afat per kandidaturat që eventualisht janë dërguar me postë. Në garë deri më tani janë Fatime Fetai nga Prokuroria e Lartë e Shkupit, Lidija Raiçeviq nga Prokuroria Themelore dhe Ljupço Kocevski nga Prokuroria Publike Republikane, transmeton Lideri.mk.

Konkursin për prokuror të ri të shtetit Kuvendi e shpalli më 27 nëntor, një muaj para skadimit të mandatit të prkurorit aktual Ljubomir Joveskit, edhe pse ai tashmë në shtator e kishte njoftuar Kuvendin se mandati i përfundon në fund të dhjetorit.

Ligji për Prokuroritë Publike kufizon se kush mund të bëhet prokuror i shtetit. Ndryshe nga dikur, kur konkuronin edhe avokatë dhe profesorë, tani mund të emërohet vetëm prokurorë apo gjyqtarë penalë me përvojë 10 vjeçare të pandërprerë.

Fatime Fetai është prokurore nga viti 2011 në Prokurorinë Publike të Shkupit. Ajo u bë e njohur për publikun e gjerë pasi u zgjodh në PSP, transmeton lideri.mk. Nga prilli i vitit 2021 është në Prokurorinë e Lartë të Shkupit. Vitin e kaluar ka aplikuar për të qenë në krye të kësaj prokurorie, por në momentin e fundit është tërhequr.

Lidija Raiçeviq është prokurore në Prokurorinë Publike të Shkupit që nga viti 2003 dhe për një mandat ka punuar si prokurore për krim të organizuar dhe korrupsion. Rastet e saj më të njohura janë rasti i ish-drejtorit të Onkologjisë Nino Vasev, vrasja e Pino Secondo, rasti “Rover” kundër Ljube Boshkovskit dhe rasti “Erasmus”.

Ljupço Kocevski ishte 16 vjet avokat, nga ku në vitin 2008 u zgjodh prokuror në Prokurorinë e Lartë të Gostivarit. Në janar të vitit 2022, ai u gradua në zyrën e prokurorit publik./Lideri

Të premten duhet të zgjedhet ushtruesi i detyrës në vend të Lubomir Joveskit

Këshilli i prokurorëve publikë të premten duhet të zgjedhë ushtruesin e detyrës, i cili do ta zëvendësojë prokurorin publik aktual republikan, Lubomir Joveski, të cilit i përfundon mandati të hënën.

Ushtruesi i detyrës do të zgjidhet nga radhët e prokurorëve republikanë dhe në këtë pozitë do të jetë deri në zgjedhjen e prokurorit të ri publik republikan për të cilin procedura është në vazhdim. Në shpalljen janë paraqitur tre kandidatë – Lidija Raiçeviq, Fatime Fetai dhe Lupço Kocevski.

Ndryshe, në seancën e sotme të Këshillit të prokurorëve publikë, prokurorja nga PTHP NKOK, Lile Stefanova është zgjedhur prokurore në Prokurorinë republikane. Përveç Stefanovës, është zgjedhur edhe Naum Panovski nga Prokuroria e lartë e Shkupit.

Stefanova ka qenë pjesë e ekipit të PSP-së dhe për momentin lënda e vetme aktive që e drejton është “Titanik”.