April 29, 2024
Maqedoni

Ministria e Drejtësisë i themeloi 18 Njësitë e para profesionale të Odës së ekspertëve

Ministria e Drejtësisë njoftoi se i themeloi Njësitë e para profesionale të Odës së ekspertëve ku pas disa viteve do të zgjidhen problemet që ishin shkaktuar për shkak të mosfunksionimit të Odës.

“Me miratimin e Ligjit të ri për ekspertizë, obligim i Ministrisë së Drejtësisë është që të zgjedhë udhëheqësit dhe zëvendës udhëheqësit e Njësive profesionale dhe nga një anëtar nga secila njësi, si përfaqësues në Kuvendin themelues të Odës. Për këtë qëllim, Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga themeloi 18 Njësi profesionale që do të duhet të përmirësojnë cilësinë e ekspertizës, mbrojtjen dhe avancimin e ekspertizës dhe të monitorojnë raportin e ekspertëve ndaj shoqërisë dhe qytetarëve”, theksohet në kumtesën e Ministrisë së Drejtësisë.

Në bazë të Ligjit për ekspertizë, siç informojnë nga Ministria e Drejtësisë, janë themeluar Njësi profesionale për ekspertizë në fushën e arkitekturës, kriminalistikës dhe kriminologjisë, gjeodezisë, ndërtimtarisë, elektroteknikës, bujqësisë, teknologjisë informatike, punës materiale, kontabiliteti dhe financiare, inxhinierisë mekanike, psikiatrisë, pylltarisë, kirurgjisë së përgjithshme, ortopedisë dhe traumatologjisë, trafikut, mjekësisë ligjore, pronësisë intelektuale, sigurisë dhe shëndetit gjatë punës dhe Njësi profesionale nga fusha të tjera.