Ministri serb i Mbrojtjes përmend “futjen e ushtrisë serbe në Kosovë”, por e din se paraprakisht duhet marrë leje
Ministri i Mbrojtjes Millosh Vuçeviq i ka dalë në mbrojtje shefit të tij Aleksandar Vuçiq. Ai pretendon se po të jepte urdhër Vuçiqi do të hynim në territorin e Kosovës. “Do ta informonim KFOR-in”, tha ai.
Kështu deklaroi Vuçeviq në një konferencë për media.
Tha se nëse Forcat e Armatosura të Serbisë marrin urdhër nga presidenti i Serbisë, si Komandant Suprem, për të hyrë në territorin e Republikës së Kosovës, një detyrë të tillë Forcat e Armatosura do ta kryejnë me efikasitet, profesionalizëm dhe sukses”
“Ka një fushatë sistematike kundër Ushtrisë Serbe, ne asgjë nuk punojmë pas shpine”.
Pavarësisht se Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës dje me fakte paraqiti video të trajnimeve të serbëve para sulmit terrorist në Banjskë, Vuçeviq tha se nuk ka pasur trajnime të ndonjë force terroriste apo ndonjë depërtim në territorin e Kosovës.