May 16, 2024
Maqedoni

Ministri Sali: Spitali i Dibrës nuk do ketë më mungesë investimesh

“Vizita ime e ardhshme në këtë spital do jetë vizitë përuruese”, premtoi Sali.

Ministri i Shëndetësisë Bekim Sali ka vizituar spitalin e Dibrës ku është takuar me udhëheqësinë e spitalit. Sali ka vleësuar se deri tani kanë munguar investime në këtë spital, dhe ka premtuar se nuk do ketë më mungesë.

“Sot kisha rastin ta vizitoj spitalin e Dibrës. Fillimisht më duhet ta falënderoj personelin mjekësor, të cilët e japin maksimumin për të qenë në shërbim të qytetarëve dhe nevojave të tyre. Spitali i Dibrës ka kohë që ballafaqohet me mungesë të investimeve, si në planifikimin kadrovik, ashtu edhe në pajisje profesionale”, deklaroi Sali.
Ai shtoi se gjatë bisedës me pacientët, mjekët, dhe personelin e këtij spitali është konstatuar se spitalit të Dibrës i nevojiten investime në pajisje dhe kuadro për të ofruar shërbime shëndetësore sa më kualitative.
“Vizita ime e ardhshme në këtë spital do jetë vizitë përuruese”, premtoi Sali.