May 8, 2024
Maqedoni

Ministri Sali mirëpriti në takim ambasadoren, Gallouej: Të thellohet bashkëpunimi shëndetësor RMV-Britani!

Ministri i Shëndetësisë, Dr. Bekim Sali, sot realizoi takim me ambasadoren e Britanisë së Madhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Sh. S. Rejçell Gallovej.

Në takim ministri i Shëndetësisë, Dr. Bekim Sali, e falënderoi ambasadoren për bashkëpunimin e deritanishëm dhe shprehu interes për thellimin e këtij bashkëpunimi, përmes nënshkrimit formal të marrëveshjes për bashkëpunim në më shumë fusha të shëndetësisë dhe mjekësisë, me çka do të mundësohen specializime mjekësore, trajnime për metoda dhe trajtime bashkëkohore të diagnostifikimit, zhvillim të projekteve të përbashkëta dhe lloje të tjera të bashkëpunimit që janë në interes të avancimit të dijeve për profesionistët e shëndetësisë.