May 3, 2024
Rajon - Botë

Ministri i jashtëm kroat e quan “trabant” Vuçiqin, sipas veturës nga koha e komunizmit

Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë i dërgoi një notë proteste Ambasadës Kroate në Beograd lidhur me deklaratën e papranueshme të ministrit të Jashtëm kroat Gordan Grlic-Radman.

Në notën e protestës thuhet se “Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Serbisë dëshiron të vërë në dukje papranueshmërinë e plotë të deklaratave të Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kroacisë, Gordan Grliq-Radman, të bëra më 24 shkurt 2024, në televizionin Dnevnik N1 në Zagreb, të drejtuar kundër Presidentit të Republikës së Serbisë Aleksandar, Vuçiqit dhe Republikës së Serbisë në tërësi”.

Deklarata e kreut të diplomacisë kroate, Gordan Grlic Radman, se “Vuçiq mund të jetë Trabant dhe satelit i Rusisë, por nuk do të lejohet ndikimi i rusëve apo ndikime të tjera malinje që do të prishnin stabilitetin e Ballkanit Perëndimor”, shkaktoi reagim te kreu i të Serbisë, transmeton Lideri.mk.

“Ministri kroat jo vetëm që përzihet brutalisht në punët e brendshme të Serbisë, por si zakonisht gënjen dhe fyen popullin serb dhe kërcënon qytetarët e Serbisë. Për një gjë ka të drejtë Grliq-Radman, ndoshta unë jam Trabant i dikujt, ndoshta Wartburgu, ndoshta edhe Fiqo, por nuk kam qenë kurrë shërbëtor i askujt, gjë që nuk mund të thuhet për Grliq-Radman. Nëse kthehem shumë larg në të kaluarën, do të jetë shumë e dhimbshme”, ka shkruar Vuçiq në Instagram./Lideri