Maqedoni

Ministri i Drejtësisë, u uroi punë të suksesshme në Komisionin e Venecias profesorëve Renata Deskoska dhe Jeton Shasivarit

Qeveria, me propozim të Ministrit të Drejtësisë, ka emëruar profesoreshën Renata Deskoska për anëtare dhe profesorin Jeton Shasivari për zëvendës anëtar të Komisionit të Venecias.

Komisioni i Venecias është organ i Këshillit të Evropës dhe është i përbërë nga ekspertë të pavarur, të cilët janë të pranuar dhe të njohur për përvojën e tyre në institucionet demokratike dhe për kontributin e tyre në të drejtën kushtetuese dhe sistemin politik, me detyrën e ofrimit të këshillave juridike në formë të mendimeve juridike për draft ligje ose për ligje, të cilat tashmë janë miratuar në vende të caktuara.

Roli i Komisionit të Venecias është të sigurojë mendim juridik për shtetet e tij anëtare dhe veçanërisht të ndihmojë shtetet që duan të harmonizojnë ligjet me standardet evropiane dhe përvojën ndërkombëtare në fushën e demokracisë, të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit.