May 6, 2024
Maqedoni

Fakulteti Teknik në Manastir refuzon realizimin e ekspertizës për “Llaskarcën”

Nga Fakulteti Teknik në Manastir kanë refuzuar kërkesën e Gjykatës Themelore në Shkup për kryerjen e super ekspertizës në lidhje me aksidentin tragjik të autobusit në Llaskarcë.

Nga Fakulteti Teknik thonë se janë të licencuara vetëm për energjetikë dhe nuk mund të kryejnë ekspertizë në automjetet motorike.

“Pas njoftimit të marrë, Gjykata kontaktoi me Universitetin në Shtip dhe Fakultetin e Makinerisë në Shkup prej ku gjithashtu është njoftuar se të njëjtit nuk kanë ekspertë të licencuar për aksidente të cilët paraprakisht nuk kanë marrë pjesë në ekspertizat e kryera”, citohet në kumtesën e Gjykatës.

Ndryshe, sipas Gjykatës Themelore Penale super ekspertiza është e domosdoshme për mbyllje të procedurës dëshmuese të lëndës dhe dhënien e aktgjykimit të shkallës së parë.