Ministri i diasporës Çupi takohet me ambasadorin çek në Shkup
Diaspora e Republikës së Maqedonisë së Veriut është e shpërndarë në të gjitha shtetet e botës. Në një takim pune, Ministri i angazhuar për diasporë Xhemail Çupi takoi Ambasadorin e shtetit mik të Republikës së Çekisë, Jaroslav Ludva.
“Përveç prezantimit të Strategjisë nacionale për diasporë, u potencua se në Republikën e Çekisë jetojnë dhe veprojnë një numër i madh i afaristëve dhe studentëve me prejardhje nga Republika e Maqedonisë së Veriut ku u theksua se duhet të krijohen mekanizma dhe parakushte për lehtësim që afaristët të zgjerojnë aktivitetin e tyre edhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut, por gjithashtu edhe të jepet kontriubut për kthimin e studenteve në të cilën ata do të jenë në gjendje të vënë në dispozicion njohuritë e tyre të fituara”, njoftoi ministri Çupi pas takimit.