July 22, 2024
Rajon - Botë

RUSIA PUBLIKON SHIFRAT E VETA – SA USHTARË U VRANË NGA TË DY PALËT SIPAS REGJIMIT TË PUTINIT

Ministria ruse e mbrojtjes ka thënë se 498 ushtarë rusë janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit në Ukrainë, raporton agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA, përcjell The Guardian.

Ministria ruse tha se 1,597 rusë janë plagosur deri më tani, sipas raporteve të mediave ruse. Kjo është hera e parë që Moska publikon të dhënat e saj për të vrarët gjatë pushtimit.

Ministria ruse e mbrojtjes tha gjithashtu se më shumë se 2,870 ushtarë dhe “nacionalistë” ukrainas janë vrarë dhe rreth 3,700 janë plagosur, sipas Interfax.

The Guardian nuk ka mundur t’i verifikojë shifrat ruse.

Edhe CNN raportoi për shifrat e publikuara nga rusët.

“Fatkeqësisht, ne kemi humbje mes shokëve tanë që po marrin pjesë në operacion”, tha zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, Igor Konashenkov në një konferencë të transmetuar në televizionin shtetëror.