Maqedoni

Ministri i Brendshëm: Le t’i tregojë dikush kryeministrit se lista zgjedhore mbyllet më 18 mars

Ministri teknik i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, tha në emisionin “Intervisë në SHENJA” se 100 mijë qytetarëve I merret e drejta për votim nëse nuk ndryshohet Ligjit për dokumentet personale. Ai thekson se nuk janë në pyetje 50 ditë, siç u shpreh kryeministri Teknik Talat Xhaferi, por 10 ditë, pasi më 18 mars mbyllet lista zgjedhore dhe nëse deri në atë ditë nuk hyn në fuqi ndryshimi ligjor i propozuar, sipas të cilit qytetarët mund të votojnë me pasaporta të vlefshme me emrin e vjetër kushtetues të shtetit, atëherë do të ketë një tjetër të drejtë të njeriut që cenohet. Toshkovski e cilësoi si joserioze deklaratën e kryeministrit teknik Talat Xhaferi se qytetarët kanë kohë të mjaftueshme për të dorëzuar kërkesat dhe për t’u pajisur me dokumente personale. Sipas Toshkovskit, ato 50 ditë për të cilat flet Xhaferi në fakt nuk ekzistojnë.
“Unë nuk mund të besojë se këta njerëz nuk kanë vullnet të ndryshojnë një nen nga ligji, dhe ta keni të qartë, 100 mijë njerëz nuk kanë të drejtë vote. E drejta e dytë njerëzore të cilën do ta shkelim. 50 ditë, pra këto 100 mijë deri më 18 mars, jo maj, nëse nuk ndryshon ligji do të duhet të fshihen nga Lista zgjedhore. Unë nuk e dijë… a kanë këshilltarë apo jo”, tha ministri teknik i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.

Ndërkaq për kaosin e shkaktuar gjatë nxjerrjes së dokumenteve personale në punktin “Prolet”, ai tha se me vendimi i tij u mbyll ky punkt dhe u rikthye në system.
“Vetëm u riorganizuam, siguruam 14 baza dhe më 6 janar është momenti kur filluam të funksionojmë me një ndërrim, ndërsa katër pesë ditë pas kësaj filluam në dy ndërrime të punojmë. Na u deshën katër pesë ditë për shkak se na duheshin 7-8 ditë të trajnohen disa njerëz të cilët vullnetarisht i angazhuam që të punojnë. Dhe nëse më parë kanë nxjerr 300-350 maksimum, tani ne nxjerrim rreth 2000 mijë në ditë vetëm në këtë punkt”, tha Toshkovski.
Toshkovski shtoi se muajin e kaluar e kanë rritur dyfish numrin e të fotografuarve, ndërkaq në muajin mars do të arrijnë deri tek numri 100 mijë në kuadër të një muaji vetëm për në Shkup. Sipas Toshkovsit, afati i vlefshmëris së dokumente ka qenë e mundur të vendoset për 10 vite.
Përndryshe, sa i përket çështjes së cilat vende i pranojnë pasaportat me emrin e vjetër të Maqedonisë së Veriut, Toshkovski tha se zyrtarisht, vetëm Greqia nuk i pranon pasaportat me emrin e vjetër, ndërsa vendet tjera kanë mirëkuptim për qytetarët e Maqedonisë së Veriut.