May 13, 2024
Maqedoni

Rritet dhuna ndaj grave, pandëshkueshmëria ulet!

Dhuna në vend po raportohet çdo ditë e më shumë, ndërsa viktimat më të shpeshta të dhunës pothuajse 80 për qind të rasteve janë femra, ndërsa 92 për qind e dhunuesve janë meshkuj, sipas raportit të Entit Shtetëror të Revizionit (ESHR) konstatohet se nuk ka ndryshim sa i përket gjinisë në raport me viktimat – dhunuesit. Numri i rasteve të raportuara të dhunës në familje është rritur me 61 për qind në vitin 2022, krahasuar me vitin 2018, ndërsa në të njëjtën periudhë përqindja e autorëve të këtij krimi të dënuar me burg ka rënë në vetëm një për qind. Situata të tilla në lidhje me dhunën në familje janë paraqitur në infografikën e ESHR-së, të prodhuar në kuadër të kampit të të dhënave gjinore të mbajtur në Izmir të Turqisë, organizuar nga zyra e “UN Women” në Maqedoninë e Veriut. “Kampi jo vetëm që përmirësoi aftësitë e pjesëmarrësve në fushën e të dhënave gjinore, por gjithashtu hapi rrugën për në fazën e dytë të projektit përmes të cilit u zhvillua një partneritet me rrjetin e entuziastëve të të dhënave gjinore që përfunduan me sukses kampin”, thuhet në njoftimin e ESHR-së.
KOHA
Font Resizer
Aa
AKTUALE
Rritet dhuna ndaj grave, pandëshkueshmëria ulet!
07.03.2024

Nga analiza e të dhënave rezulton se autorët e dhunës në familje rrallë marrin dënime me burg. Në vitin 2019, vetëm 24 për qind e të gjitha rasteve të raportuara të dhunës në familje u ndoqën penalisht. Në vetëm 15 për qind të këtyre rasteve, autorët janë dënuar dhe vetëm tre për qind prej tyre janë dënuar me burg

Anëmsha SHABANI

Shkup, 7 mars – Dhuna në vend po raportohet çdo ditë e më shumë, ndërsa viktimat më të shpeshta të dhunës pothuajse 80 për qind të rasteve janë femra, ndërsa 92 për qind e dhunuesve janë meshkuj, sipas raportit të Entit Shtetëror të Revizionit (ESHR) konstatohet se nuk ka ndryshim sa i përket gjinisë në raport me viktimat – dhunuesit. Numri i rasteve të raportuara të dhunës në familje është rritur me 61 për qind në vitin 2022, krahasuar me vitin 2018, ndërsa në të njëjtën periudhë përqindja e autorëve të këtij krimi të dënuar me burg ka rënë në vetëm një për qind. Situata të tilla në lidhje me dhunën në familje janë paraqitur në infografikën e ESHR-së, të prodhuar në kuadër të kampit të të dhënave gjinore të mbajtur në Izmir të Turqisë, organizuar nga zyra e “UN Women” në Maqedoninë e Veriut. “Kampi jo vetëm që përmirësoi aftësitë e pjesëmarrësve në fushën e të dhënave gjinore, por gjithashtu hapi rrugën për në fazën e dytë të projektit përmes të cilit u zhvillua një partneritet me rrjetin e entuziastëve të të dhënave gjinore që përfunduan me sukses kampin”, thuhet në njoftimin e ESHR-së.

Advertisements

Ndërkaq, analiza i referohet rasteve të raportuara të dhunës në familje, sa është numri i grave viktima të këtij krimi, sa prej këtyre rasteve përfundojnë në gjykata dhe sa prej tyre kanë zgjidhje ligjore, pra sa prej autorëve janë dënuar me burgim. Megjithatë, të dhënat nuk janë optimiste, por përkundrazi tregojnë se për këtë problem duhet të punohet shumë, për të cilin ESHR-ja citon edhe një sërë rekomandimesh.

Nga analiza e të dhënave rezulton se autorët e dhunës në familje rrallë marrin dënime me burg. Në vitin 2019, vetëm 24 për qind e të gjitha rasteve të raportuara të dhunës në familje u ndoqën penalisht. Në vetëm 15 për qind të këtyre rasteve, autorët janë dënuar dhe vetëm tre për qind prej tyre janë dënuar me burg. Ndërsa deri në vitin 2022, numri i autorëve të dhunës në familje të dënuar me burg ka rënë në vetëm 1 për qind. Analiza bëri gjithashtu një lidhje se si rritja e dhunës në familje nga një dhe rënia e numrit të autorëve të dënuar, ndikon në besimin e opinionit në sistemin gjyqësor. Pra, sipas infografikës së ESHR-së, nëse në vitin 2020 ishte 48 për qind, në dy vjet, pra në vitin 2022, u ul përgjysmë në 24 për qind.

Ekipi i ESHR-së jep katër rekomandime, zbatimi i të cilave duhet të kontribuojë në uljen e shkallës së dhunës në familje. Sipas tyre, të nevojshme janë programet efektive parandaluese, sisteme e hapura, të besueshme dhe të unifikuara për të dhënat e ndara sipas punës në sektorë kyç, forcimi i mekanizmave për mbrojtjen e viktimave dhe rritja e numrit të shërbimeve për të ofruar mbështetje për viktimat si dhe forcimi i përgjegjësisë gjinore në gjyqësor. “Këto të dhëna duhet të shërbejnë si nxitje për parandalimin dhe luftën kundër dhunës në familje dhe angazhime serioze për parandalimin e dhunës në familje si përmes masave parandaluese ashtu edhe përmes vendimeve efikase gjyqësore”, thonë nga ESHR.

Ndryshe, në vitin 2022 janë regjistruar 61 raste të dhunës në familje për 100 mijë qytetarë, ose krahasuar me vitin 2018, kur janë regjistruar 55 raste, ndërsa nuk ka asnjë ndryshim për sa i përket gjinisë së marrëdhënies viktimë- dhunues. Viktimat më të shpeshta dhe pothuajse 80 për qind e rasteve janë femra, ndërsa 92 për qind e autorëve janë meshkuj. Nga numri i përgjithshëm i njerëzve që ngritën dorën drejt njerëzve të tyre të dashur, 63 për qind janë partnerë intimë aktualë dhe ish. (koha.mk)