May 16, 2024
Maqedoni

Mitreski: Shumica parlamentare është stabile, gjashtë deputetë të ASH-së e mbështesin koalicionin në pushtet

Shumica parlamentare është stabile, ndërsa kjo u pa edhe në votimin për shkarkimin e ministrave të Aleancës për Shqiptarët, deklaroi kryetari i Kuvendit Jovan Mitreski në intervistën për MIA-n.

“Po. Kjo u pa edhe në votimin për shkarkim. Do të thotë, kur e përmendni tashmë Aleancën për Shqiptarët, në këtë moment kam informacion se nga tetë gjithsej deputetë të grupit parlamentar të Aleancës për Shqiptarët, gjashtë deputetë në mënyrë të prerë dhe drejtpërdrejt e mbështesin këtë koalicion në pushtet”, theksoi Mitreski.

I pyetur për Kodin Zgjedhor në përputhje me vërejtjet e OSBE/ODIHR-it, ai pret të arrihet një konsensus mes të gjitha grupeve parlamentare.

“Kam informacione se po zhvillohen egociata, se janë afër një konsensusi, veçanërisht në fushën e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it, nuk kam dëgjuar deri më tani që të ketë vërejtje. Sigurisht atje hapen edhe çështje të tjera për të cilat pritet të sigurohet konsensus. Pres që grupet parlamentare të propozojnë ndryshime në Kodin Zgjedhor të paktën aty ku kanë konsensus, të paktën ato të jenë vërejtjet e OSBE/ODIHR të përfshihen në Kodin Zgjedhor të propozuar. Kur t do ta marrë si tekst të nënshkruar nga të gjithë koordinatorët e grupeve parlamentare, që do të thotë se nënshkrimi i të gjithë koordinatorëve do të thotë konsensus i siguruar, atëherë do ta vendos menjëherë atë propozim në seancën e ardhshme që të mund të votohet deri në ditën e mbajtjeve të zgjedhjeve”, thotë Mitreski.