Ministri Bekteshi demanton propagandën e tregtarëve për rritje artificiale të çmimeve dhe mungesë të produkteve
Nuk do të ketë rritje të çmimeve, nëse qytetarët vërejnë një gjë të tillë, të raportojnë te Inspektorati.
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi madje është i bindur se rritje nuk ka.
Për këtë ai thotë se mund të japë edhe faturë fiskale ku shihet se buka e bardhë është 25 denarë.
“Unë mund të ju jap edhe fatura fiskale të supermarketeve ku buka e bardhë është 25 denarë”, tha Bekteshi, transmeton TV21.