Kosovë

“Nuk ka kthim mbrapa”, SHBA paralajmëron Sërbinë!

Profesori dhe eksperti amerikan për politikën dhe çështjet e Ballkanit në Universitetin e Nju Jorkut, Alon Ben-Meir ka thënë se Serbia kurrë nuk mund ta ndryshojë pavarësinë e Kosovës.
Në një shkrim për gazetën “Bota sot”, ai ka thënë se është koha që Vuçiq ta pranojë realitetin dhe Serbia ta njohë Kosovën.Ai ka thënë se Vuçiq duhet ta shohë veten në pasqyrë dhe të bëhet i sinqertë me veten e ta pranojë Kosovën si shtet, ndërsa që atëherë mund të ketë pajtim në mes të dyja vendeve.Profesori ka shtuar se presidenti Vuçiq e di shumë mirë se nuk ekziston opsioni ushtarak për ta detyruar Kosovën të heq dorë nga pavarësia e saj dhe se çdo shqiptar i Kosovës do të Iuftonte deri në frymën e fundit për t’ia mohuar Serbisë një fitore të tillë, NATO-ja do të ndërhynte menjëherë dhe do të kryente një sulm ajror, siç bëri në Iuftën e viteve 1998-1999, e cila përfundoi pas një fushate bombardimi 78-ditore.