May 5, 2024
Maqedoni

Ministri Bekim Sali shpëtoi të riun që u alivanos në East Gate Mall (Foto)

Mbrëme ne qendrën tregtare East Gate Mall është alivanosur një djalosh i ri. Deri sa vizitorët përreth i ka kapluar paniku, ministri i Shëndetësisë Bekim Sali ka reaguar me gjakftohtësi duke i ofruar ndihmën e nevojshme.
Fatmirësisht gjithcka ka kaluar pa pasoja, kurse dëshmitarët okularë kanë shorehur lavdata dhe falënderime për reagimin e shpejtë dhe gjestin human të ministrit Sali, shkruan Lideri.mk.

“Kështu vepron njeriu i cili është gjithmonë afër popullit, shembull je Bekim”, ka shkruar në Facebook Katica Kitanovska, një dëshmitare e rastit.