Ministri Bekim Sali çdo javë me ndonjë investim në Spitalin Klinik të Tetovës
Ministri i Shëndetësisë Bekim Sali edhe këtë javë ka vizituar spitalin e Tetovës, duke sjellur pajisje të reja moderne.
“Në bashkëpunim me OBSH-në dhe USAID-in, kemi siguruar pajisje të rëndësishme mjekësore, që po promovohen sot në Spitalin Klinik të Tetovës. Pajisja është e instaluar në repartin e kujdesit intensiv, qendrën e urgjencës dhe anestezisë, ndërsa përbëhet nga 15 monitorë pacientësh të kujdesit intensiv”, deklaroi më këtë rast ministri Sali.
Ai theksoi se Spitali Klinik Tetovë është shembull i menaxhimit të suksesshëm të një institucioni publik shëndetësor, “i cili është veçanërisht i rëndësishëm në kushtet e pandemisë Covid-19”.