Tri viktima dhe 473 raste të reja me virus

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë bën të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 1131 testime dhe janë regjistruar 473 raste të reja me Covid-19.

Nga numri i përgjithshëm i pozitivëve (473), janë regjistruar 114 riinfeksione.

Janë regjistruar 513 pacientë të shëruar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 3 persona të vdekur nga Shkupi (76 vjeç), Ohri (70 vjeç) dhe Prilepi (93 vjeç).

Dy persona vdiqën në spital dhe një në shtëpi.

Rrjedhimisht, nga sistemi “Termini im” nuk është regjistruar asnjë person i vdekur.

Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 2.141.456 testime për Covid-19.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me koronavirus në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 337.513, numri i të shëruarve është 324.633, numri i të vdekurve është 9.440, ndërsa numri i rasteve aktive është 3.440.