Kulturë

Biblioteka e Ulqinit pasurohet me titujt e poetes tetovare to Sadije Aliti

Shaban Sinani

Poetja tetovare  Sadije Aliti, vizitoi Bibliotekën eqytetit të Ulqinit dhe dhuroi botimet e librave për këtë bibliotekë. Botimet e saj tani gjenden edhe në raftet e Bibliotekës Ulqin dhe janë afërlexuesve dhe adhuruesve librit këtij  rajoni.

Ardita Rama, drejtoreshë e Bibliotekës në qytetin e Ulqinit, në këtë takim rasti theksoi se është një kënaqësi dhe nder vizita e një autore nga Tetova, me kaq shumë botime dhe shprehi faleminderim për librat e dhuruar që e pasuruan fondin e librave me tituj të rinj duke theksuar se edhe në të ardhmen do të shihen bashkëpunime të reja kulturore për letërsinë dhe librin. Në këtë takim e pranishme ishte edhe ArjonaHajdinaga, gazetare.

E vazhdova aktivitetin “Miq të bibliotekës-miq të librit” edhe në Ulqin, pasi ky lokalitet ka një histori të lashtëme shumë monumente e objekte kulture, një histori të një mbretërie ilire, Teutës e Gencit, ishte edhe kjo simbolika e dhurimit të librit të vazhdonte ecurinë nëpër qytetet e hapësirave shqiptare, pasi miqësia me libra çdo herë është e pafundme”-tha Aliti.

Një donacion e librave të autores është dhuruar edhe për bibliotekën e Gjimnazit publik “Vëllazërim Bashkim” ku u prit nga drejtoresha Ardita Kovaçi. Drejtoresha shprehi faleminderim për interesimin e treguar për të vizituar këtë shkollë dhe për të dhuruar libra.

Vlerësim dhe mirënjohje  një kontributin i çmuar, për të gjithë librat sepse kjo është një nismë fisnike që të ndikojnë  në pasurimin e bibliotekave dhe ritjen e numrit të lexuesve.