May 22, 2024
Maqedoni

Ministri Aliu surprizoi të punësuarat me nga një lule për 8 Marsin (Foto)

Ministri për Shoqëri Informatike, Azir Aliu, ka surprizuar sot të punësuarat në ministri duke u dhuruar nga një lule për festën e 8 Marsit.

“Gruaja është një forcë, është një energji që lëviz botën tonë!

Ne e respektojmë dhe e vlerësojmë çdo ditë, ndërsa çdo “8 Mars” kujtojmë përpjekjen e saj për barazi gjinore dhe thyerjen e barrierave!

Gëzuar 8 Marsin!

Vazhdoni të jeni yjet tanë udhërrëfyes, siç jeni gjithmonë!”, ka thënë Aliu pas këtij gjesti xhentilesk.