May 20, 2024
Maqedoni

Ministri Aliu realizoi takim me drejtoreshën e parë shqiptare të Postave, Bujare Abazi

Sot në hapësirat e MSHIA-së, realizuam takim pune me drejtoreshën e Postave të Maqedonisë së Veriut – Bujare Abazi , Nenad Josevski – zv drejtorin gjeneral , Elmi Zendeli – drejtor i operimeve të shërbimeve postare dhe Darko Mateski – shërbimi i shitjeve dhe distribuimit, ndërsa nga MSHIA-ja morrën pjesë udhëheqësit e qendrave të “Një Pikë Shërbimi” dhe të Portalit Kombëtar të e-shërbimeve!

Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Azir Aliu, sot realizoi takim me drejtoreshën e parë shqiptare të Postave, Bujare Abazi dhe ekipin e sal.

Në takim u diskutua për vendosjen e bashkëpunimit lidhur me sigurimin e përafrimit të shërbimeve elektronike.

Njëkohësisht u diskutua që të shqyrtohen mundësitë për shfrytëzimin e shërbimeve dhe kapacitetet e rrjetit të postave.

“Në takim u dakorduam që të formohen grupe punuese nga të dy institucionet me qëllim të realizimit dhe përmirësimit të shërbimeve në dobi të qytetarëve!”, njoftoi ministri Aliu./Lideri.mk