May 4, 2024
Maqedoni

Afrim Gashi vizitë në Tiranë

Sot, në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, kryetari i Alternativës, Afrim Gashi është takuar me Taulant Balla, kryetar i grupit parlamentar të Partisë Socialiste.
“Në një bashkëbisedim vëllazëror, diskutuam për marrëdhëniet e rëndësishme ndërshtetërore dhe veçmas për marrëdhëniet e mira ndërshqiptare.
Unë e informova z. Balla për gjendjen aktuale politike në RMV dhe për pozicionin aktual të Alternativës. Ai e përshëndeti angazhimin tonë dhe na inkurajoi që të vazhdojmë të punojmë për jetësimin e idealeve të kombit tonë për t’u bashkuar në familjen e madhe europiane”, deklaroi Gashi pas takimit.