Mimoza Shala, një emër që mbart një histori të jashtëzakonshme guximi, është kandidate për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje me numrin 66.

E lindur dhe rritur në Gjakovë, Shala kishte vetëm 16 vjet kur iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në një moshë kur bashkëmoshatarët e saj mendonin për shkollë apo ëndrra rinore, ajo mori vendimin e jetës: t’u bashkohej radhëve të luftës për liri. Vendosmëria e saj e hershme e ka shndërruar në një simbol të forcës dhe sakrificës së rinisë shqiptare.

Sot, Mimoza Shala është pjesë e listës së kandidatëve të Vetëvendosjes për zgjedhjet parlamentare, ku garon me numrin 66.

Subjekti e prezanton si një figurë që përfaqëson dinjitetin e brezit të luftës, por edhe energjinë e ndryshimeve të reja që synon t’i sjellë në politikën kosovare.
(INA)

sqShqip