May 7, 2024
Kosovë

Miliarderat shqiptarë bashkohen për të ndihmuar familjet e prekura nga vërshimet në Kosovë

Lideri i AKR’së, Behgjet Pacolli, ka njoftuar për hapjen e një fondacioni pas vërshimeve që ndodhën ditëve të fundit në disa komuna të Kosovës.

Ende pa u bërë 24 orë nga thirrja e Pacollit për të kontribuar në këtë fondacion, tashmë shumë afaristë e biznesmen, por edhe qytetarë i janë bashkuar kësaj thirrje duke kontribuar me mjete financiare.

Kësaj thirrje i janë bashkuar tashmë edhe Lazim Destani me familjen e tij dhe Rezmi Ejupi, të cilët i janë përgjigjur pozitivisht ftesës që kanë marrë nga Pacolli.

Fondacioni ka për qëllim të ndihmojë familjet e prekura nga vërshrshimet të cilat kanë shkaktuar shumë dëme materiale në disa komuna të vendit.