Milevski: Ndaj Armenisë do të kenë shans lojtarët ta konfirmojnë potencialin e tyre
Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut nesër do të luaj ndeshjen kontrolluese ndaj Armenisë në Strumicë. Seleksionuesi Bllagoja Milevski para kësaj ndeshje ka thënë se në duelin ndaj armenëve do të kenë shans të gjithë futbollistët për të konfirmuar potencialin e tyre.
“Për ndeshjen kundër Armenisë, do t’u japim një shans lojtarëve në skuadër që duhet të konfirmojnë potencialin e tyre në përfaqësuese.
Pas ndeshjes në Pragë, do të shohim se sa të lodhur fizikisht ndihen futbollistët. Nuk ka të lënduar dhe para ndeshjes do të vendosim se kush do të startojë. Ndeshja kontrolluese ndaj Armenisë, e cila është një përfaqësuese cilësore dhe ka luajtur eliminatore të shkëlqyera, është një mundësi e shkëlqyer për të gjithë ne për të kontrolluar potencialin që kemi. Të gjithë do të kenë një shans, por ne do të vendosim për kohën e lojës së lojtarëve. Kjo përfaqësuese shkon gjithmonë për fitore, kështu do të jetë edhe nesër ndaj Armenisë”, ka thënë Milevski.