Mijallkov shpëton edhe një herë nga akuza

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka shtyrë seancën për lëndën “Titanik 2” për me datë 13 prill në ndërkohë që ish-shefit të Policisë Sekrete i vjetërsohet vepra në këtë lëndë me datë 7 prill.

Arsyeja e shtyerjes së seancës gjyqësore sot ishte mungesa e katër të akuzuarve, edhe atë Menduh Thaçit, Vllatko Sajkovskit, Aneta Stefanova dhe Sasho Srcev. Gjykatësi Gjoko Ristov nga ana tjetër tha se nuk ka dëshmi që të akuzuarit kanë pranuar ftesë të rregullt për në seancën e sotme.

I pranishëm ishin i akuzuari Sasho Mijalkov dhe Bedredin Ibraimi. Ky i fundit theksoi se edhe pse nuk ka pranuar ftesë për seancën e sotme, por megjithatë kishte dëgjuar se ka seancë dhe është paraqitur./A.R./Alsat