Mijallkov del nga burgu i Shutkës
Ish kreu shërbimit sekret, Sasho Mijallkov sonte doli nga burgu i Shuto Orizarës, përcjell TV21. Lirimi i Mijallkovit nga paraburgimi vjen pasi Gjykata e Apelit pranoi ankesën e palës mbrojtëse mbi vendimin për paraburgim të Mijallkovit në rastin “Parcelat në Vodno”.
Për Mijallkovin aktualisht ka garanci prej mbi 11 milion euro për lirim nga paraburgimi për rastin “Thesari”, ku me vendim të shkallës së parë të gjykatës ai është dënuar me 8 vite burg.