May 14, 2024
Kolumna

Migrimi, mjerim në derën e çdo shtëpie, dhuratë nga politikanët e korruptuar

Liridon Ramadani

Ky migrim masiv ka sjellë mjerim në derën e çdo shtëpie, për ta parë këtë mjafton të shohësh në këtë kohë pandemie se si njerëzit janë të sëmurë e në përballje me vdekjen pa pranin e më të dashurve të tyre.
Mjafton të shohësh ditët e festave ku në çdo shtëpi mbizotron ndjenja e mërzis ne vendë të gëzimit për shkak të antarëve që kanë migruar.
Mjafton të shohësh sytë e prindërve të mbushur me dhembje e duke i përcjellur fëmit e tyre ne migrim.
E kjo po bëhet ende me tragjike duke parë atë që po na pret, pra shpopullim total.
Sipas fondacionit Westminister në Maqedoninë e veriut për një vitë janë shpërngulur 23 mijë persona, e më të prekur janë vendet rurale të pazhvilluara, pra komuna jonë është nga vendet më të prekura nga migrimi.
Mjafton sa për ilustrim shembulli i shkollës ,,Faik Konica ” Sllupçan e cila për 10 vite është zvogëluar për 378 nxënës.
E ky trend i migrimit sipas kalkulimeve na dërgon për 5 vitet e ardhëshme në reduktimin aq të madhë të nxënësve sa që shumë shkolla të fshatrave më të vogla do të detyrohen te mbyllen dhe kjo është tragjedi..
Si erdhëm në këtë situat?
Pa dyshim që ka shumë faktorë por emruesi i përbashkët i gjitha faktorëve është kasta politike e korruptuar, pra shpopullimin e komunës tonë e kemi dhurat nga politikanët e korruptuar.
Të rinjtë po ikin nga ky vendë për shkak të sistemit të kalbur që e kanë krijuar pushtetarët tanë te korruptuar, që pasi na vodhën gjithçka, po na e vjedhin dhe shpresën.
Te rinjtë po largohen nga mungesa e prespektivës dhe nga mungesa e shpreses.
Përgjigja e çdo të riut që ka vendosur të largohet është se ,, po largohem pasi ky vendë asnjëher nuk bëhet mirë”.
Si të dalim nga kjo situat?
Nuk është e lehtë por jo e pamundur dhe e vetmja zgjidhje për ta bërë këtë është duke i larguar këtë kastë politike nga pushteti.
E me këtë të u jepet mundësia njerëzve që vërtet e duan këtë vend.
Që kanë dije, guxim dhe vizion se si ta zhvillojnë komunën tonë.
E mbi të gjitha njerëzve që nuk janë të korruptuar.