Mickovski prezantoi bartësit e listave të VMRO-DPMNE-së, mbetet të caktohet vetëm bartësi në Njësinë numër 5
Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së, ka njoftuar se do të jetë bartës i listës deputete në Njësinë zgjedhore 1 në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Në Njësinë zgjedhore 2, bartës i listës do të jetë Vlado Misajlovski.
Në njësinë zgjedhore tre bartësdo të jetë deputeti aktual Dragan Kovacki.
Në Njësinë zgjedhore 4 bartës do të jetë nënkryetari i partisë dhe deputeti Aleksandar Nikolovski.
Në Njësinë Zgjedhore 6 bartës do të jetë deputetja aktuale Dafina Stojanovska.
Vendimi se kush do të jetë bartës i listës për Njësinë zgjedhore 5 do të merret gjatë ditës, njoftoi Mickoski.